Transferimet/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë do të zhvendosen drejt IEVP Peqin
Pasditen e sotme pritet të zhvillohet transferimi i 90 personave të dënuar me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Fushë-Krujës drejt IEVP të Peqinit. Transferimi do të kryhet nën masa të shtuara sigurie dhe me angazhimin e forcave të specializuara të rendit. Lëvizja e të dënuarve bëhet në kuadër të riorganizimit të sistemit IEVP-ve dhe rritjes së sigurisë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Autoritetet kanë hartuar një plan të detajuar, me eskortë të posaçme dhe protokolle të fortifikuara sigurie, për të shmangur çdo incident gjatë transferimit.
Burimi:
sot.com.al