Tragjedia ku vdiqën 4 anëtarë të familjes Kola/ Të afërmit: I nisëm fëmijët në Itali me duart tona
Fqinjët e familjes Kola në banesën e tyre në fshatin Gryksh i Madh i Peqinit, kanë rrëfejnë se të ndjerët kishin emigruar prej rreth tre vitesh në Itali. Më herët kishin qenë në Greqi për punë sezonale, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë. “Këto janë plagët e emigrimit. I nisëm fëmijët me duart tona dhe tani na kthehen me arkivol,” shprehen ata për mediat. Viktimat janë identifikuar si, Arti Kola, 48 vjeç, (kryefamiljar) bashkëshortja e tij Jonida Kola, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 23 vjeç, dhe Xhesika Kola, 15 vjeçe Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ku familja sapo kishte shtruar darkën. Në rrethana ende të paqarta në sasi gazi dyshohet se ka rrjedhur nga kaldaja e ngrohjes dhe për pasojë familjarët janë asfiksuar. Ka...
Burimi:
ntv.al