Tragjedi në rrugë/ 43-vjeçari vdes pas aksidentit në Peqin–Elbasan
Një tragjedi ka ndodhur në aksin rrugor Peqin–Elbasan, ku një aksident i rëndë i mori jetën 43-vjeçarit Mareglent Asllani. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë, kur makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet tjetër, duke plagosur rëndë edhe një vajzë 26-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Asllani, i njohur mes miqve si Mario, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pas disa ditësh në gjendje kritike, zemra e tij ndali, duke i marrë jetën në moshën ende të re. Ngjarja ka tronditur familjarët dhe shokët e tij, që e përshkruanin si një njeri të dashur dhe energjik.
Burimi:
sot.com.al