Tragjedi në Itali/ Punëtori shqiptar shtypet për vdekje nga makineria
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa po punonte. Viktima është identifikuar si Zevxhet Halili, 59-vjeç, shtetas shqiptar, i cili jetonte në zonën e Sant’Elena, në provincën e Padovës. Ngjarja tragjike është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në rrugën “Via Comuna” në Ospedaletto Euganeo, brenda ambienteve të kompanisë SESA, Società Estense Servizi Ambientali, ku 59-vjeçari ishte i punësuar. Sipas hetimeve paraprake nga karabinierët e stacionit të Este dhe teknikët e SPISAL (Shërbimi për Parandalimin dhe Sigurinë në Vendin e Punës), Halili po kryente disa punime mirëmbajtjeje, kur në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i shtypur brenda një makinerie, raportojnë mediat italiane. Ngjarja ka ndodhur para syve të disa kolegëve, të cilët...
Burimi:
sot.com.al