Trafiku “mollë sherri”, 23-vjeçari dhunon një person në mes të rrugës

Trafiku “mollë sherri”, 23-vjeçari dhunon një person në mes të rrugës

Një debat për përparësinë në trafik ka përfunduar në dhunë fizike në qytetin e Gent, duke çuar para drejtësisë një 23-vjeçar shqiptar, i cili rrezikon deri në gjashtë muaj burg. Ngjarja ka ndodhur më 8 shkurt të vitit të kaluar në lagjen pranë stacionit hekurudhor. Sipas mediave belge, dy shoferë janë konfliktuar fillimisht verbalish për përparësinë e kalimit. Situata ka dalë jashtë kontrollit kur i riu shqiptar ka zbritur nga makina, ka hapur derën e automjetit të shoferit tjetër dhe e ka goditur atë tri herë me grusht në fytyrë. Viktima ka pësuar lëndime dhe është shpallur e paaftë për punë për tre ditë. Avokati i tij ka deklaruar se pasojat nuk janë vetëm fizike, por edhe psikologjike.