Trafiku kilometrik në aksin Maliq – Moglicë, policia bllokon qarkullimin në hyrje të Maliqit

Trafiku kilometrik në aksin Maliq – Moglicë, policia bllokon qarkullimin në hyrje të Maliqit

Për shkak të rradhës në aksin Maliq – Moglicë, mësohet se policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit. Pritet të zhbllokohet qarkullimi në Lozhan pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur të hiqet trajleri. Bëhet fjalë për qindra mjete të cilët po i drejtohet Tiranës, mes tyre ka familjarë dhe fëmijë.