Trafiku i mbetjeve të rrezikshme, Gjykata e Durrësit ekzekuton 20 nga 33 masat e lëshuara nga Prokuroria

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme, Gjykata e Durrësit ekzekuton 20 nga 33 masat e lëshuara nga Prokuroria

Gjykata e Durrësit, ka verifikuar masat për 20 të arrestuarit për trafikim të mbetjeve të rrezikshme. Sic raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj, gjykata ka lënë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie dhe 7 detyrim paraqitje. Mbetjet e rrezikshme të ‘Kurum’, 102 kontejnerë me peshë 2800 tonë u kthyen nga Tajlanda në tetor 2024. Masat u vendosën për: Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale...