Trafikonin lëndë narkotike nga Kolumbia në Evropë, SPAK dërgon për gjykim dy anëtarët e grupit kriminal
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar ditën e djeshme për gjykim dy shtetas, të cilët janë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitet të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë. Sipas njoftimit të SPAK, përpara gjykatës janë dërguar shtetasit Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçak, të cilët akuzohen për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet ka rezultuar se Ndoci dhe Kollçaku, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin organizuar një strukturë kriminale për trafikun e sasive të konsiderueshme të kokainës, të cilat mbërrinin në portin e Livornos, Itali. Lënda narkotike transportohej nga porti i Guayaquilit në Ekuador, ndërsa...
Burimi:
sot.com.al