Trafikoi drejt Shqipërisë 12 pistoleta nga Kosova, vihet në pranga 27-vjeçari! Armët do të shiteshin në Fresk
Një person është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.4, i akuzuar për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë. Policia ka vënë në sekuestro 12 armë, pistoleta të tipit ‘Glock’ së bashku me municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut në kryeqytet. Në pranga ka rëndë 27-vjeçari nga Kosova Dukagjin Berisha, të cilin policia e ka lokalizuar në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Volsëagen”. Kryesisht armët Berisha i kishte fshehur në kofanon e makinës. Sakaq, policia po vijon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. “Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit...
Burimi:
sot.com.al