Trafik i bllokuar në juglindje, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

Trafik i bllokuar në juglindje, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

Problematikat e krijuara me rrugët në juglindje të vendit janë reflektuar në vështirësi në qarkullim për qindra qytetarë që udhëtojnë nga Korça drejt Tiranës. Raportohet se në aksin Maliq-Gramsh janë regjistruar radhë kilometrike, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme për udhëtarët. Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën përballet me dëmtime serioze në trupin e saj. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.