Trafik droge në Ekuador/ SPAK dërgoi për gjykim 21 të pandehur, ja akuzat ndaj tyre
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit në ngarkim të 21 të pandehurve. Këta shtetas akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal. Sipas SPAK hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat....
Burimi:
ntv.al