Trafik droge në burgun e Elbasanit/ Gjykata lë në burg tre të dyshuar, mes tyre një punonjës policie
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për tre persona nën hetim, për Gerald Stamollën, punonjësin e burgjeve Ndriçim Kroi dhe një 36 vjeçareje, Esmeralda Komici, të cilët bashkëpunonin për t’u futur rregullisht drogë në paraburgimin e Elbasanit. Komici kishte brenda ambienteve të burgut të dashurin e saj, Gerald Stamolla, i cili pasi e merrte kanabisin apo kokainën e shiste tek të paraburgosurit e tjerë. Seanca gjyqësore është zhvilluar më datë 24 janar 2026, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Suela Lika, ndërsa gjykata urdhëroi që personat nën hetim të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me qëllim që të jenë në dispozicion të organit procedues. Njoftimi i...
Burimi:
sot.com.al