Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet efektivi i policisë

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet efektivi i policisë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se është arrestuar punonjësi i policisë Rezart Kuci, në lidhje me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës. Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1.