Tomorri akuzon: SPAK nxjerr të dhënat në pazar

Tomorri akuzon: SPAK nxjerr të dhënat në pazar

Gazetari Klodian Tomorri, e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kufizuar SPAK në procedurën e sekuestrimit të telefonëve në kuadër të hetimeve që bëjnë për dosje të ndryshme. Tomorri u shpreh se tashmë do t’u merret telefoni njerëzve që janë nën hetim dhe do të kërkohet vetëm ajo për të cilën ata hetohen, ndërsa materialet në telefon do të kqyren me urdhër gjykate. Biseda Tomorri: Ka dy probleme që i adreson ky vendim. Kishte nisur një praktikë që u merrej telefoni në  rrugë, edhe atyre që nuk ishin nën hetim, por ishin vetëm në dijeni, apo se prokurori mendonte se kishte dijeni. Personi të cilit i është marrë telefoni është person në dijeni. Pra nuk ka patur statusin as të hetuarës, as të dyshuarës. Lala: Madje...