Tiranë/ Shiste kokainë dhe heroinë në rrugën e ‘Dibrës’, arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi shiste kokainë dhe heroinë në doza. Sipas njoftimit të policisë Spartak Alushi u kap në rrugën e Dibrës, në zonën ku edhe kryente aktivitetin kriminal. Lënda narkotike e ndarë në doza u sekuestrua nga blutë si provë materiale. Njoftimi i policisë: Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flash”. Gjatë operacionit, u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës dhe u arrestua shtetasi: -S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të...
Burimi:
sot.com.al