Tiranë/ Sekuestrohet lëndë narkotike, në pranga 23-vjeçari nga Dibra

Tiranë/ Sekuestrohet lëndë narkotike, në pranga 23-vjeçari nga Dibra

Një 23 vjeçar u vu në prangat e policisë, pasi u kap  me një sasi lënde narkotike, 1.54 kg e trafikuar nga Kanadaja. Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi: -D. C., 23 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis...