Tiranë, sekuestrohen pasuritë e të arrestuarit në Gjermani për drogë
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e shtetasit I.D., i arrestuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Sipas prokurorisë nga hetimet, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve”. “Nga të dhënat rezultoi se kjo veprimtari kriminale është ushtruar gjatë viteve 2019–2020, periudhë e mëparshme në kohë krahasuar me kryerjen e investimeve për blerje pasurie të paluajtshme. Referuar urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, evidentohet përfshirja e subjektit në disa episode të shitblerjes së lëndëve narkotike, veprimtari kjo që ka gjeneruar të ardhura të konsiderueshme financiare. Në analizën financiare të detajuar vërehet se vlera totale e të ardhurave...
Burimi:
sot.com.al