Tiranë/ Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 41-vjeçari, armën e kishte fshehur në derën e automjetit
Një 41-vjeçar është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa u kap në flagrancë duke udhëtuar me armë zjarri me vete. Luan Shabani u ndalua në rrugën “Selitë e Vogël” teksa me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit. “Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Doreza”. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet gjatë kontrolleve nga shërbimet “Shqiponja”, 41-vjeçari. I arrestuari, për të fshehur armën, kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit. Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë. Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në...
Burimi:
sot.com.al