Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Tirana nuk do të heshtë më 22 Dhjetor’, Bardhi takim me mbështetësit: Rezistencë deri në largimin e qeverisë
Partia Demokratike ka nisur takimet e saj me bazën, në kuadër të strategjisë për protestën kombëtare të 22 Dhjetorit në Tiranë, në Bulevardin para Kryeministrisë, pas skandalit “Balluku”. Kreu i grupit parlamentar demokrat, njëkohësisht deputeti Gazment Bardhi, ka zhvilluar sot takime në Njësinë nr. 1 me bazën e PD dhe qytetarët, ku theksoi se “protesta mbetet i vetmi mjet që zëri i tyre të dëgjohet”. Ai shton se “Tirana nuk do të heshtë më 22 Dhjetor”, pasi qytetarët po shpërfillen dhe pushteti po vjedh. “Takimet me demokratët në Njësinë 1 po tregojnë qartë se më 22 Dhjetor Tirana nuk do të heshtë. Kur pushteti vjedh dhe qytetarët shpërfillen, protesta mbetet i vetmi vend ku zëri ynë dëgjohet”, shkruan ai në postimin e tij në rrjetin...