Thellohet sherri në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli denoncon grabitjen e duty free-ve dhe shërbimeve, kërkon…

Thellohet sherri në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli denoncon grabitjen e duty free-ve dhe shërbimeve, kërkon…

Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar publikisht se po i marrin duty freet dhe shërbimet e tjera të aeroportit. Përmes një njoftimi urgjent për mediat, kompania e Pacollit Mabco thotë se këto shërbime po tjetërsohen përmes kontratave që po lidhen nga administratori i emëruar nga Valon Ademi. “MABCO Construction SA denoncon veprime të paautorizuara në Aeroportin e Vlorës dhe paralajmëron për pavlefshmëri absolute dhe pasoja ligjore të rënda për çdo kontratë të lidhur. MABCO Construction SA, shoqëri e së drejtës zvicerane dhe ortaku mazhoritar me 98 për qind të kapitalit në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport, VIA shpk, paralajmëron publikisht dhe pa ekuivok se çdo kontratë, marrëveshje qiraje apo akt tregtar që po lidhet...