Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim! Qëllimi ynë ishte paqja, nuk pendohem asnjëherë

Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim! Qëllimi ynë ishte paqja, nuk pendohem asnjëherë

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe duke theksuar se veprimtaria e tij gjatë luftës ka qenë në mbrojtje të popullit të Kosovës. Në deklaratën e tij para trupës gjykues, Thaçi akuzoi ish-presidentin serb Slobodan Millosheviç si “të vetmin njeri që po bënte plane për një gjenocid tjetër”, duke shtuar se ishte detyruar të largohej nga Kosova për shkak të ndjekjes nga regjimi i Beogradit. “I vetmi njeri që po bënte plane ishte Millosheviçi, për një gjenocid tjetër. Unë u detyrova që ta lëshoja Kosovën, sepse regjimi i Millosheviçit më kishte ndjekur. Po i njëjti regjim në mungesë do të dënojë presidentin Clinton, edhe sekretarin e Përgjithshëm...