Terror në Sarandë/ 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë, ndërhyn policia (Emri)
Një ngjarje e mundshme kriminale mes fqinjësh u parandalua falë ndërhyrjes së Policisë në Sarandë. Pas një njoftimi nga një shtetase, që informonte se fqinj i saj kishte hyrë i armatosur në banesë dhe i kishte kanosur atë dhe familjarët, shërbimet e Komisariati i Policisë Sarandë reaguan menjëherë dhe shkuan në vendngjarje për neutralizimin e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Shefki Kaçupaj, 62 vjeç. Gjatë kontrollit, policia sekuestronte armën e zjarrit, një pistoletë me mulli, e cila dyshohet të jetë përdorur për kanosjen e fqinjëve. Hetimet paraprake tregojnë se konflikti kishte nisur për mosmarrëveshje mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët, konkretisht tarracës në pallatin ku banojnë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Sarandë për veprime të...
Burimi:
sot.com.al