Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klejdi Myftari, janë 3 të rinjtë që humbën jetën në orët e para të vitit të ri 2026, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Dy automjetet u përplasën fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Fotot e viktimave janë publikuar në rrjetet sociale ku lajmërohet dhe ceremonia e varrimit që do të kryhet të premten, konkretisht Martin Dulaj në varezat e fshatit Veliqot ora 11.00, Anxhelo Ruçi në varezat e Majkoshit ora 11.00 dhe Klajdi Myftari në varrzat e Majkoshit ora 12.00. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 03:18 të datës 1 janar ku automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24 vjeç,...