Tentuan të vrisnin një person 6 vite më parë, dënohen me nga 20 vite burg autorët
Dy persona janë dënuar me nga 20 vite burg secili për tentativën e vrasjes së Agron Hoxhës, një ngjarje e ndodhur për motive hakmarrjeje. Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas hetimeve, në dhjetor të vitit 2019, në zonën Dukas-Breg të Patosit, V.D. (alias L) në bashkëpunim me A.G. organizuan sulmin ndaj Hoxhës, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e vëllait të V.D. Në atë periudhë, Agron Hoxha sapo ishte liruar nga burgu. Dy autorët qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij, por si pasojë e sulmit Hoxha mbeti i plagosur në krahun...
Burimi:
sot.com.al