Tentoi të vjedhë dy makina, dëmtoi njërën prej tyre, vihet në pranga 58- vjeçari nga Vraka…
Menjëherë pas marrjes së informacionit se në një subjekt për shitje pjesësh për automjete, në fshatin Vrakë, një shtetas kishte kryer disa paligjshmëri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.Si rezultat, u vu në pranga shtetasi M.(S.) K., 58 vjeç, banues në fshatin Vrakë.Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë 2 automjete, në një subjekt në këtë fshat. Më pas, ai ka dëmtuar gomat e njërit prej tyre, dhe ka dëmtuar, duke ngjyrosur me spraj, fasadën e subjektit.Në momentin e kapjes, 58-vjeçarit iu gjet me vete, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne...
Burimi:
sarandanews.com