Tentoi të përdhunonte të renë me aftësi të kufizuara, flet 64-vjeçari: Kisha konsumuar alkool, nuk mbaj mend asgjë

Tentoi të përdhunonte të renë me aftësi të kufizuara, flet 64-vjeçari: Kisha konsumuar alkool, nuk mbaj mend asgjë

64-vjeçari shqiptar Mark Preçi, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në Greqi, ka pretenduar se ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja dhe se nuk mbante mend asgjë. Sipas mediave greke, gjatë mbrojtjes së tij para gjykatës, 64-vjeçari ka pretenduar se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe nuk mbante mend se çfarë kishte bërë. Ai pretendoi gjithashtu se ndodhej në shtëpinë e 25-vjeçares pasi nëna e saj i kishte dhënë çelësat për t’ia treguar blerësve të mundshëm për ta shitur. I pandehuri paraqiti gjithashtu një kërkesë gjatë hetimit për një vlerësim psikiatrik. Autoritetet greke e akuzojnë shqiptarin për sulm ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara si edhe për përpjekje për të përdhunuar motrën e...