Tentoi të nxirrte nga Kakavija mbi 34 mijë euro të padeklaruara, e pëson poseduesja
Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 34 700 euro. Sekuestrohet shuma e eurove. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases D. B., ku u gjetën 34 700 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. B., banuese në Burrel. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. ...
Burimi:
sot.com.al