Tentoi të kalonte aeroportin e Rinasit, kapet me 70 mijë euro 45-vjeçarja kineze
Një 45-vjeçare nga Kina është proceduar penalisht pasi tentoi të dalë nga Shqipëria nw Aeroportin e Rinasit me rreth 70 mijë euro të padeklaruara, përkatësisht 61 755 euro dhe 10 000 dollarë. Paratë iu gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë, të cilat synonte t’i nxirrte nga Shqipëria. Autoritetet sekuestruan shumën monetare dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së kinezes. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë konstatuar dhe goditur një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar. Gjatë kontrolleve të imtësishme të ushtruara në dalje të vendit, në kuadër të masave për parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, në vijën e dytë të kontrollit u ndalua një shtetase kineze,...
Burimi:
sot.com.al