Tentoi të hynte në aeroportin e Dublinit pa pasaportë, e pëson keq shqiptari në Irlandë (Emri)
Një adoleshenti shqiptar është arrestuar nga autoritetet irlandeze. Ai u arrestua, pasi mbërriti në aeroportin e Dublinit pa pasaportë, duke pretenduar se ishte nën kërcënimin e kriminelëve. I arrestuari është Amarildo Coku, 18 vjeç. “Ai nuk mund të hipte në një avion pa paraqitur ndonjë dokument; nuk kishte asnjë dokument në dispozicion kur ai mbërriti në Irlandë”, tha gjyqtari. Ai u deklarua fajtor të mërkurën në Gjykatën e Qarkut Cloverhill për akuzat sipas seksioneve 11 dhe 12 të Aktit të Imigracionit. Ligjet kërkojnë që një joshtetas që mbërrin në vend të paraqesë një pasaportë ose kartë identiteti më 20 tetor. Mediat irlandeze shkruajnë se Coku u deklarua fajtor dhe iu dha një dënim me dy muaj të prapambetur, që do të thotë se me falje, ai pritet të lirohet menjëherë. Rreshteri i Gardës së Gjykatës...
Burimi:
sot.com.al