Tentoi të dalë nga Shqipëria me 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja nga Kina
Një 45-vjeçare nga Kina është proceduar penalisht pasi tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me rreth 70 mijë euro të padeklaruara, përkatësisht 61 755 euro dhe 10 000 dollarë. Paratë iu gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë, të cilat synonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjit. Autoritetet sekuestruan shumën monetare dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së kinezes.
Burimi:
sot.com.al