Tensionet në protestën e PD, Braçe: Përpjekje për të vrarë policët në detyrë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dënuar ashpër dhunën në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ka konsideruar protestën e sotme si një përpjekje të militantëve për të vrarë efektivët e Policisë së Shtetit. Duke kërkuar që ‘kjo përpjekje për të vrarë’ të mos falet, Braçe ka shtuar se ky model protestash nuk është më i mbrojtur nga ligji. Postimi i Braçës: TIRANA SOT, OBORRI I KUVENDIT TE REPUBLIKES; KJO NUK ESHTE ME PROTESTE-E GARANTUAR DHE E MBROJTUR NGA LIGJI; KETA NUK JANE ME PROTESTUES-NE TE DREJTEN E TYRE DHE TE MBROJTUR NGA LIGJI; KJO ESHTE PERPJEKJE PER TE VRARE SHERBYES TE SHTETIT-POLICE TE SHTETIT NE DETYRE! SHIHINI PAMJET! ME PROVE SE KAQ NUK KA!...
Burimi:
sot.com.al