Tensione në aksin Librazhd-Pogradec/ Banorët duan të kalojnë urën e bllokuar, përplasen me policinë

Tensione në aksin Librazhd-Pogradec/ Banorët duan të kalojnë urën e bllokuar, përplasen me policinë

Situata në aksin Librazhd-Pogradec në zonën e Dragostunjës, aty ku qarkullimi është bllokuar prej disa ditësh, është rënduar edhe më tej këtë të hënë. Sipas informacioneve, përpos urës së bllokuar në këtë zonë, e cila është drejt shembjes, shembja e masivit të dherave ka shkaktuar dhe dëmtime të shtyllave elektrike. Mësohet se banorët e zonës kanë tentuar të kalojnë urën për të dalë në krahun tjetër të rrugës, por janë penguar nga Policia, ndërsa janë regjistruar dhe përplasje mes tyre. Policia i ka kthyer banorët mbrapsht duke mos i lejuar të kalojnë urën, duke u bllokuar kështu lëvizjen për të kryer nevojat jetike të tyre. Në këto kushte nuk mund të lëvizin as shërbimet e emergjencës dhe pavarësisht se situata paraqitet e rënduar, askush nga...