Tenderi për ‘Fazën 1’ të Portit në Porto Romano dështoi – por sa ka kushtuar deri tani?

Tenderi për ‘Fazën 1’ të Portit në Porto Romano dështoi – por sa ka kushtuar deri tani?

Nga Open Data AlbaniaKur një garë publike dështon, zakonisht pasojnë procedura të tjera që shpesh shmangin konkurrencën. Pyetja kryesore mbetet: sa miliona euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për këtë proces deri tani?Tenderi për projektimin – 13.8 milion euroMë 12 shtator 2022, Qeveria Shqiptare shpalli tenderin me objekt Hartimin e Projektit të Detajuar Teknik (Detailed Design) të Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano.Burimi i financimit ishte nga fondet e vetë institucionit.Fondi limit: 1.36 miliard lekë (rreth 13.8 milion euro)Ky fond u rrit me rreth 20% me vendim të publikuar në Buletinin nr. 129, viti 2022Tenderi u shënua me “flamur të kuq” për risk në konkurrencë:Në garë morën pjesë 14 operatorë ekonomikë9 prej tyre u skualifikuanFitues u shpall bashkimi i...