Tenderat i “hëngrën kokën”, Mirlinda Karçanaj s’e “lëshon” AKSHI-n dhe delegon detyrën, nuk dorëhiqet as e arrestuar…

Tenderat i “hëngrën kokën”, Mirlinda Karçanaj s’e “lëshon” AKSHI-n dhe delegon detyrën, nuk dorëhiqet as e arrestuar…

Mirlinda Karçanaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe pse është arrestuar dhe vendosur në masën “arrest shtëpie” nga SPAK, nën dyshimin se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që përdorte pengmarrje, presion dhe forma të tjera për të abuzuar me tenderat e AKSHI-t. Ndërkohë që përballet me tre akuza nga Prokuroria e Posaçme, për shkelje të barazisë në tendera dhe veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Karçanaj nuk e ka lëshuar postin, por ka deleguar kompetencat e drejtimit të institucionit te Romina Kostani, sipas dokumentit zyrtar. Vendimi rezulton të jetë marrë pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, si pjesë e një hetimi të gjerë të SPAK, në kuadër të...