Tenderat e Gys Agasit/ Policia kërcënoi biznesmenin Gerond Meçe, bandat e morën peng

Tenderat e Gys Agasit/ Policia kërcënoi biznesmenin Gerond Meçe, bandat e morën peng

Ankesat e biznesmenit për tenderat që AKSHI po i kalonte Ergys Agasit ka zbuluar një skemë mafioze të kapjes së shtetit, ku janë zyrtarë shtetërorë, drejtues policie dhe banda kriminale SPAK ka arritur të zbardhë detaje nga pengmarrja e biznesmenit konkurent të Gerond Meçe, organizatorët e së cilës janë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, dy personat që kontrollonin dhjetëra miliona euro nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe që do t’i mbyllnin telashet me rivalit të tyre duke angazhuar edhe policinë, edhe bandat kriminale. Kur kuptoi se po humbte terren tek tenderat e AKSHI-t, biznesmeni Gerond Meçe zgjodhi të bënte një seri ankesash për tenderat e fituara nga dyshja Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, praktikisht duke bllokuar punën e institucionit.   Ankesat...