Tendera, pengmarrje dhe fshehje pasurie/ BKH dhe SPAK kontrolle 8 orë në vilat luksoze të Ergys Agasit në jug
Me urdhër të SPAK, në një kompleks luksoz në jug të vendit, konkretisht në Palasë, është ushtruar kontroll nga BKH, ku në shënjestër ishin pronat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, dy biznesmenë të shpallur në kërkim për skandalin e AKSHI-t. Bëhet fjalë për kontrolle në kuadër të një hetimi penal që SPAK po bën për një grup kriminal që vepronte brenda AKSHI-t. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live në një studio televizive një ditë pasi raportoi lajmin ekskluziv, tregoi detaje nga aksioni në fjalë. Lala raportoi se krahas hetimit penal që lidhet me paracaktimin e tenderave apo dhe marrjen peng të biznesmenëve, SPAK po bën dhe një hetim pasuror, për këta persona dhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Mes të tjerash gazetarja, duke...
Burimi:
sot.com.al