Temperaturat në rritje por nuk do mungojnë dhe… ja si paraqitet moti për ditën e sotme
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare. Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-4 ballë.
Burimi:
sot.com.al