Temperaturat e larta, dy vatra zjarri në Prrenjas, zjarrfikësit në vendngjarje

Temperaturat e larta, dy vatra zjarri në Prrenjas, zjarrfikësit në vendngjarje

Temperaturat e larta kanë shkaktuar dy vatra zjarri në Bashkinë Prrenjas gjatë orëve të fundit. Flakët u përhapën në fshatin Skënderbe të Njësisë Administrative Rrajcë dhe në Njësinë Administrative Qukës, duke rrezikuar të avancojnë drejt zonave të banuara. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonës, bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarreve dhe shmangien e përhapjes së tyre pranë banesave. Si pasojë e zjarreve nuk ka persona të lënduar dhe as dëme në banesa. Flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të favorizojë ndezjen e zjarreve, ndërsa temperaturat e larta vijojnë të rrisin rrezikun në disa...