Temperatura të ulëta e ngrica/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan, disa akse rrugore…

Temperatura të ulëta e ngrica/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan, disa akse rrugore…

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit. Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji. Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit Elbasan, konkretisht: Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë. Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan. Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës. Ndërkohë grupet e punës të OSSHE janë në terren dhe po punohet me intensitet për rikthimin...