Teatri “Migjeni” me dy aktorë të rinj, trupës profesioniste i bashkohen Tristan Halilaj dhe Ina Morinaj…
Bashkia Shkodër ka shpallur përfundimin e procedurës për plotësimin e vendit të lirë të punës pranë Teatrit “Migjeni”, për pozicionin Aktor, Trupa Artistike.Në mbështetje të legjislacionit në fuqi dhe vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër për miratimin e strukturës së administratës dhe institucioneve në varësi, është bërë publik rezultati përfundimtar i procedurës së konkurrimit.Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët që kanë arritur të marrin mbi 60% të pikëve dhe janë shpallur fitues janë:Tristan Halilaj – 85 pikëIna Morinaj – 78 pikëRezultati përfundimtar i procedurës është publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në internet. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin...
Burimi:
sarandanews.com