“Të vijojë përpjekja, kundër krimit të organizuar”/ Ambasadori i BE-së, Gonzato takon Ministrin e Brendshëm Lamallarin
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u takua këtë të enjte me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia e BE-së në Shqipëri ka ndarë pamje nga takimi, teksa theksohet se Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet në luftën kundër krimit të rëndë dhe atij të organizuar, si dhe në zhvillimin e një politike migracioni që është efektive dhe që mbron grupet e cenueshme, veçanërisht fëmijët e pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre. Sipas Gonzatos, progresi i qëndrueshëm, i shoqëruar me rezultate konkrete, është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Burimi:
sot.com.al