Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Të shtëna me armë në Kukës, identifikohen të plagosurit (Emrat)
Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Kukës. Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të shtënat janë dëgjuar në një lokal pranë një pallati pranë zonës së Radio Kukësit. Të plagosurit janë Amarildo Cena dhe Sadik Kapica, ndërsa autorët janë Fatri e Ndriçim Iseberi Njoftimi i policisë: Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër). Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre. Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim....