Të shtëna me a*më në Sarandë/ Banorët në panik, gjenden disa gëzhoja në vendin e ngjarjes, dyshohet se…

Të shtëna me a*më në Sarandë/ Banorët në panik, gjenden disa gëzhoja në vendin e ngjarjes, dyshohet se…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e 12 marsit në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës, duke shkaktuar alarm tek banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa dyshohet se arma është shkrepur rreth tre herë në ajër. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.