“Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha”/ Humbi vëllanë në masakrën e Gërdecit, Geraldo Durda në lot: Nuk dorëzohemi
Zamira Durda, gruaja që nuk rresht së kërkuari drejtësi për djalin 6-vjeçar që vdiq në masakrën e Gërdecit, këtë vit mungoi në homazhe për shkak të gjendjes shëndetësore. Por, thirrjen për drejtësi ia la djalit të saj Geraldo Durdës, i cili thotë se nuk kanë ndërmend të dorëzohen derisa drejtësia të flasë dhe fajtorët e vërtetë të ndëshkohen. Me lot në sy, ai kujton të vëllanë, i cili sot do të ishte 25 vjeç, por vdiq në fabrikën e demontimit të armëve bashkë me 25 persona të tjerë. “Një drejtësi e vonuar dhe një drejtësi e munguar, ende vazhdon të mungojë për familjarët e viktimave të Gërdecit. 18 vite ne nuk jemi dorëzuar dhe nuk kemi ndërmend të dorëzohemi derisa drejtësia të flasë derisa fajtorët...
Burimi:
sot.com.al