“Të pastrohet sistemi nga të korruptuarit”, ish-prokurori Ervin Karanxha zbulon detajet: Ja pse më shkarkoi Vettingu

“Të pastrohet sistemi nga të korruptuarit”, ish-prokurori Ervin Karanxha zbulon detajet: Ja pse më shkarkoi Vettingu

Në një intervistë për  një emision televiziv, ish-prokurori, Ervin Karanxha ofroi një retrospektivë emocionale dhe profesionale të karrierës së tij 22-vjeçare. Ai veçoi hetimin e rrugës Durrës-Kukës si momentin më krenar, por edhe më frustrues. Së bashku me kolegë të tjerë, ata kishin konstatuar një dëm fillestar prej 230 milionë eurosh, një shumë kolosale për kohën. “Ishte korrupsioni i 20 viteve të mbledhura bashkë.”, kujton ai fjalët e kolegut të tij të ndjerë, Vexhi Muçmata. Karanxha tregoi se kishte firmosur marrjen të pandehur të Lulzim Bashës për shpërdorim detyre, por transferimi i çështjes dhe manovrat proceduriale e lanë atë pa një finale gjyqësore të plotë. Ai ndau edhe anën humane të prokurorit, duke treguar rastin e një qytetari të arrestuar për vjedhjen e një pule...