“Të paktën një herë në 10 vjet na vjen ujë”/ Banorët përjetojnë vështirësi: Na thonë se do vijë uji, por nuk ka
Fshati Bestrovë ndodhet vetëm 5 kilometra larg hyrjes së qytetit të Vlorës dhe, në shumë vende të botës, do të konsiderohej lehtësisht një lagje periferike e qytetit. Megjithatë, pavarësisht afërsisë me zonën urbane, investimet në infrastrukturë gjatë viteve të fundit kanë qenë minimale. Bestrova është një nga fshatrat e paktë në zonën e Vlorës që ende nuk disponon rrjet furnizimi me ujë të pijshëm dhe sistem të kanalizimeve, duke e bërë jetesën e banorëve më të vështirë, sidomos gjatë stinës së verës. Banorët tregojnë se mungesa e ujit është një problem i hershëm që i ka shoqëruar ndër vite. Që prej periudhës së tranzicionit dhe edhe më herët, ata janë detyruar të hapin puse për të përmbushur nevojat familjare, ndërsa ujin e pijshëm e sigurojnë...
Burimi:
sot.com.al