“Të nisin hetimet, shpërdorim i pastër detyre”/ Situata në QSUT, gazetari: Në terr për gati 40 minuta, kishte tre…
Gazetari Osman Stafa, që ka ndjekur nga afër ngjarjen e paprecedentë dje në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, ku për gati 40 minuta iku energjia elektrike, deklaroi se ngjarja duhet të hetohet për shpërdorim detyre. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë duhet të kishte reaguar dhe të tregonte se çfarë kishte ndodhur. “Janë 3 linja për të garantuar energjinë elektrike në QSUT. Por asnjë nga ato s’ka funksionuar. Për situatën e ndodhur mbrëmë, ku për 30-40 minuta, nuk ka pasur energji në QSUT, duhet të kishin nisur hetimet. Është shpërdorim i hapur detyre. A vendoset gjeneratori në punë? Ne nuk dimë se çfarë ndodhi. Çfarë ndodhi që një prej ndërtesave kishte energji dhe në tjetrën nuk kishte?! QSUT, drejtoria, Ministria e Shëndetësisë, nuk ka dalë që...
Burimi:
sot.com.al