Të miturit në protestën e Berishës i gjendet municion për armë sportive, nisin hetimet
Pas protestës së dhunshme të zhvilluar nga PD mbrëmjen e djeshme, kanë nisur hetimet edhe për një 16-vjeçar. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të miturit iu gjet me vete municion i dyshuar për armë sportive. Ndërkohë pas akteve të dhunës dhe molotovëve të hedhur te vila e Enver Hoxhës nga militantët e Berishës gjatë protestës së PD, Policia po kqyr pamjet filmike për të identifikuar personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Njoftimi i Policisë: DVP Tiranë-Në lidhje me protestën e organizuar mesditën e djeshme, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, thirrur nga subjekti politik Partia Demokratike, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale, arrestoi shtetasit: L. M., 20 vjeç,...
Burimi:
sot.com.al