Të kthyerit nga emigrimi/ BERZH: Sfidë ri-integrimi në tregun e punës, gjysma duan të largohen sërish
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Shqipërisë ka jetuar jashtë vendit. Sipas Raportit të Tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ne tejkalojmë shumë vende të tjera të rajonit për sa i përket eksperiencës së emigrimit. Një anketë e kryer nga Banka Kombëtare Austriake (OeNB) hedh dritë mbi modelet e migrimit të përsëritur në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Çeki, Hungari, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani dhe Serbi. Mesatarisht, 15% e të anketuarve raportojnë se kanë jetuar jashtë vendit, duke filluar nga 7% në Hungari deri në 30% në Shqipëri. Nga ky 30%, rreth 16% e të pyeturve deklarojnë se kanë pasur një eksperiencë në emigrim, janë kthyer dhe nuk kanë plane për të emigruar sërish. Ndërkohë, gati 14% kanë qenë në...
Burimi:
ntv.al