Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal 141/1 të vitit 2023 ndaj një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktivitete të tjera kriminale. Ky grup akuzohet për krijimin dhe pjesëmarrjen në një rrjet kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili bashkëpunoi me organizata kriminale në Amerikën Latine për importimin e lëndës narkotike kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Të pandehurit janë: Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, Geis Sejfullai, Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano, Endi Sejdini, Baki Huqi. Ata akuzohen për veprat penale si “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i...